Vozitje me motora elektrike rreth liqenit të Belshit ku distanca është 2.2 km nga qendra e qytetit dhe zgjat 15 minuta. Viztorët vendas apo të huaj kanë mundësine të marrin motorat me qira dhe të vozisin qendren e qytetit me motora elektrike .
Ky tur parashikon vozitjen me motora elektrike nga qendra e qytetit të Belshit deri në fshatin turistik Seferan ku atje mund të vizitojnë statujen e Perendeshes së Afërditës, amfiteatrin rreth saj si dhe të të bëjnë një vizitë ne bujtinat komode që ndodhen në këte qytet . Distanca për këte tur është 3 kilometra dhe zgjat 30 minuta .
Ky tur parashikon vozitjen me motora elektrik nga qendra e qytetit deri në Liqenin karstik natyror të Degës ose ndryshe të luleve. Distanca për këte tur është afërsisht 8 kilometra dhe zgjat 40 minuta. Gjatë kësaj rruge mund të shikohen disa liqene karstike pergjatë vozitjes me motora elektrike.
Ky tur parashikon vozitjen me motora elektrike nga qendra e qytetit të Belshit deri në Malin e Gradishtës e cila ështê pika më e lartë në hapësirën e qytetit të Belshit . Distanca për këte tur është 5 kilometra dhe zgjat 25 minuta.
Ky tur parashikon vozitjen me motora elektrike nga qendra e qytetit të Belshit deri në rrënojat e termës romake në Rrasë një zbulim i fundit arkeologjik. Distanca për të shkuar në këte destinacion është 6 kilometa.
Kontakto tani